Ibrahimovic tregon kush e bindi që t’i bashkohet Unitedit (FOTO)

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të flas se pse zgjodhi Manchester Unitedin.

Sport

27/02/2017 19:24

Sulmuesi suedez që ishte pa kontratë, pritej të kalonte në Amerikë, në MLS.

Por, në moment të fundit ai vendosi të vije në Premierligë, për të provuar edhe ligën më të fortë në botë.

“Mendja ime nuk ishte këtu”, deklaroi fillimisht Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

“Pastaj fëmijët filluan që këtë gjë ta ngulitin në kokën time, erdhi thirrja e Mourinhos dhe jam këtu. Në karrierë ne gjithmonë kemi disa momente. Nuk kam ardhur këtu më parë sepse nuk ishte momenti. Erdha kur mendova se ka ardhur ky moment”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6