Ibrahimovic: Topi i Artë për Modriçin? Në garë me Messin ishte Florentino Perez e jo Ronaldo

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një deklaratë interesante për fitoren e Luka Modriçit në garë për Topin e Artë.

Sport

10/12/2018 13:33

Zlatan Ibrahimovic ka akuzuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez se ndikoi në fitoren e Luka Modriçit për Topin e Artë.

Sulmuesi suedez ka komentuar në mënyrë interesante fitoren e kroatit në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, transmeton lajmi.net.

“Topi i Artë për Luka Modrić? Tani e dimë se në garë me Leo Messiin ishte Florentino Perez, e jo Cristiano Ronaldo”, deklaroi Ibrahimovic.

Modriç u shpall fitues duke lënë pas vetes Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmann.

Kurse, Lionel Messi përfundoi i pesti. /Lajmi.net/