Ibrahimovic: Do të kthehem te ky klub!

Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se planifikon të rikthehet te ish skuadra e tij, Malmo.

Sport

31/05/2016 11:42

Zlatan Ibrahimovic i ka bërë një premtim të madh një ish skuadre të tij.

Sulmuesi i larguar si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain është zotuar se një ditë do të rikthehet për të luajtur në Malmo.

Ai e vizitoi qytetin e lindjes të hënën për miqësoren e Suedisë me Sloveninë, në të cilën mungoi për shkak të një lëndimi.

Por, ai ka theksuar se mund të luajë prapë në “Swedbank Stadion”.

“E dua Malmo0n dhe dëshiroj të luaj prapë”, deklaroi ai para tifozëve, përcjell “Lajmi.net”.

“Ju kërkoj falje që mungoj në këtë ndeshje por do të jem këtu sërish, më prisni”, theksoi ai.

Ibrahimovic e filloi karrierën si profesionist në Malmo, para transferimit në Ajax më 2001.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.