Ibrahimovic sjell lajmin e madh për tifozët e Man Utd

Zlatan Ibrahimovic afër rikthimit në ekipin e Manchester United.

Sport

26/09/2017 12:18

Zlatan Ibrahimovic bëhet gati për ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në Man Utd.

Sulmuesi suedez ka bërë të ditur se është shumë afër për të luajtur pas rikuperimit nga lëndimi dhe marrëveshjes së rikthimit te Red Devils.

“Shpejt, shumë shpejt”, tha Ibrahimovic në pyetjen se kur do të rikthehet në fushë, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri Jose Mourinho po ashtu ka thënë se pret ndihmë nga Ibrahimovic në vazhdim të këtij sezoni. /Lajmi.net/