Ibrahimovic shokon mjekët, shikoni gjendjen e gjurit të tij

Riaftësimi nga dëmtimi duket se po shkon më mirë se ç’mendohej për Zlatan Ibrahimoviç.

Sport

08/05/2017 15:33

Sipas të përditshmes suedeze “Expressen”, mjekët e klinikës në Pittsburgh, që operuan sulmuesin 35-vjeçar, mbetën të habitur kur panë gjendjen e gjurit të tij.

Sipas agjentit të Ibrahimoviç, Mino Raiola, mjekët kishin deklaruar se nuk kishin parë kurrë gju kaq të fortë dhe se për ta ishte e paimagjinueshme, që një lojtar me 20 vite karrierë të kishte një artikulacion në gju kaq perfekt.

Mjekët theksuan se gjuri i Ibrahimoviç ishte kaq i fortë, saqë kërkuan që ta operojnë sërish atë kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, për ta studiuar në mënyrë më të detajuar nga ana shkencore.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6