Ibrahimovic rikthehet në Serie A?

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Milan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

07/05/2015 09:18

Zlatan Ibrahimovic – Milan, një dashuri që nuk është shuar.

Drejtuesit e klubit italian anë kontaktuar me menaxherin e yllit të Paris Saint-Germain, Mino Raiola, për gatishmërinë e sulmuesit për rikthim në San Siro, ka njoftuar “Gianlucadimarzio.com“.

Ibrahimovic spekulohet se mund të largohet nga kampioni i Francës në fund të këtij sezoni dhe Milan – që synon të rindërtojë ekipin – e konsideron si futbollistin e nevojshëm për të rikthyer skuadrën në garë për tituj.

Ylli suedez përfiton 14 milionë euro në stinor në Paris, por Milan është i gatshëm t’i ofrojë kontratë trevjeçare me vlerë prej 6.5 deri në 7 milionë euro në stinor.