Ibrahimovic: Pa mua, ky ekip është favorit për “Kampionatin botëror 2018”

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Suedia do të jetë favorite për të fituar “Kampionatin botëror 2018”, nëse ai nuk është pjesë e ekipit.

Sport

28/04/2018 08:31

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një tjetër deklaratë interesante në lidhje me ekipin e Suedisë.

Ai ka thënë se skuadra e tij do të jetë favorite për të fituar “Kampionatin botëror 2018”, nëse ai nuk është pjesë e ekipit.

“Mendoj se Suedia është favorite për ta fituar Botërorin, tani që janë më të fortë pa mua”, u shpreh Ibrahimovic për “ESPN”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk jam pjesë e Kombëtares dhe është kështu, nuk kemi çka tjetër do të diskutojmë”, theksoi ai. /Lajmi.net/