Ibrahimovic: Nuk do të luaj kurrë në këtë ligë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Premierligë.

Merkato

27/11/2015 09:01

Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë kurrë në Premierligë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka thënë se kishte oferta, por nuk ndodhi që të kalojë në elitën e futbollit anglez.

“Jam si vera, sa më i vjetër aq më i mirë”, deklaroi Ibrahimovic për “CNN”, përcjell “Lajmi.net”.

“Dëgjoj shumë zëra, flasin shumë. Nuk kam nevojë të luaj në Premierligë. Kam qenë afër dy klube, Arsenal dhe Manchester City. Nuk ndodhi kurrë”, u shpreh ai.