Ibrahimovic negocioi largimin nga PSG

Ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se konsideroi mundësinë e largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Suedezi, 31-vjeç, erdhi në ‘Parc des Princes’ nga Milan më 2012 dhe ndihmoi PSG-n të fitojë titullin e parë në Ligue 1 pas 19 vjetësh. Mirëpo, gjatë verës ai u spekulua me transferim te Chelsea,…

Sport

26/09/2013 17:00

Ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se konsideroi mundësinë e largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Suedezi, 31-vjeç, erdhi në ‘Parc des Princes’ nga Milan më 2012 dhe ndihmoi PSG-n të fitojë titullin e parë në Ligue 1 pas 19 vjetësh. Mirëpo, gjatë verës ai u spekulua me transferim te Chelsea, Real Madrid ose Juventus.

Por, pasi vazhdoi kontratën me gjigantin francez deri më 2016, Ibrahimovic ka pranuar se menaxheri i tij zhvilloi negociata me disa prej klubeve të interesuara për të, rreth mundësisë së transferimit të tij. “Mund të konfirmoj se gjatë kësaj vere menaxheri im bisedoi me disa klube”, deklaroi Ibrahimovic për ‘RMC Sport’.

“Por, kam biseduar me presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe jam i lumtur këtu. Shpresoj që së bashku me PSG-n mund të bëjmë diçka historike”, u shpreh ai.