lajmi.net

Ibrahimovic në rrezik

Doktori i Paris Saint-Germain, Eric Rolland, ka bërë të ditur se sulmuesi kryesor, Zlatan Ibrahimovic, do të ketë probleme në thembër gjatë gjithë sezonit.

Sport

04/12/2014 15:00

Doktori i Paris Saint-Germain, Eric Rolland ka paralajmëruar se Zlatan Ibrahimovic do të vuajë nga lëndimi në thembër gjatë gjithë pjesës së mbetur të sezonit.

Ylli suedez ka pësuar dëmtime të shpeshta gjatë këtij stinori dhe ka bërë vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat për kampionin në fuqi nga Ligue 1.

Dhe, Rolland ka theksuar se Ibrahimovic do të vazhdojë të ketë telashe fizike. “Ai ende ndjen dhimbje në thembër. Është një dhimbje që mund të ndryshoj në intensitet”, deklaroi Rolland për “RMC Sport”.

“Së fundmi, është përkeqësuar, por do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Zlatan nuk do të luajë në qdo ndeshje”, u shpreh ai. 

Ibrahimovic në rrezik

Zlatan Ibrahimovic rrezikon të suspendohet. Komisioni Disiplinor i Federatës franceze të Futbollit e ka ftuar sulmuesin e Paris Saint-Germain të jap shpjegime për atë që ndodhi në duelin e xhiros së shkuar në Ligue 1 kundër Toulouse. Ylli suedez, derisa ishte duke dalë nga fusha për t’ia liruar vendin sulmuesit tjetër Edinson Cavani, bëri një…

Sport

04/10/2013 11:34

Zlatan Ibrahimovic rrezikon të suspendohet. Komisioni Disiplinor i Federatës franceze të Futbollit e ka ftuar sulmuesin e Paris Saint-Germain të jap shpjegime për atë që ndodhi në duelin e xhiros së shkuar në Ligue 1 kundër Toulouse.

Ylli suedez, derisa ishte duke dalë nga fusha për t’ia liruar vendin sulmuesit tjetër Edinson Cavani, bëri një gjest kërcënues në drejtim të pankinës kundërshtare (ua bëri me shenjë duke simuluar një pistoletë), dhe për këtë arsye Komisioni Disiplinor kërkon sqarim nga ana e tij.

Të ftuar për të dhënë shpjegime janë edhe asistenti që ishte më afër Ibrahimovicit në momentin e incidentit.

LM