Ibrahimovic: Mos u brengosni për mua

Zlatan Ibrahimovic u rikthye nga lëndimi në ndeshjen e PSG-së ndaj Reims, mirëpo dështoi të ndikonte në rezultat duke treguar formë të dobët.

Sport

19/09/2015 22:15

Ibrahimovic u ka thënë tifozëve të klubit parisien të  mos brengosen për formën e tij, pas dështimit për të shënuar në barazimin me Reims 1-1.

“Do të përmirësohem dhe po ndihem më mirë pas lëndimit”, tha Zlatan.

“E humba një rast shënimi, kam mundur të realizojë me kokë”.

“Por fansat nuk kanë pse të brengosen për mua, jam akoma këtu”, theksoi Ibrahimovic.