Ibrahimovic – Milan, flet Raiola

Zlatan Ibrahimovic është i nderuar me interesimin e Milanit për transferimin e tij nga Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.

Merkato

03/09/2015 15:01

Zlatan Ibrahimovic – Milan, një tregim që nuk mbaroi as pas përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka bërë të ditur se sulmuesi i Paris Saint-Germain ka mirëpritur interesimin nga ish klubi i tij.

“Zlatan ishte shumë krenar që Milan e kërkoi, e kjo do të thotë se ai vazhdon të jetë një futbollist i rëndësishëm sepse Milan, janë fjalët e Zlatanit, është klub i një niveli të lartë”, deklaroi Raiola për faqen zyrtare të Milanit.

A do të tentojë Milan sërish transferimin e Ibrahimovicit? Kjo mbetet të shihet në të ardhmen.

Por, ajo që aktualisht dihet është se sulmuesi ka kontratë me PSG deri në verën e vitit 2016.