Ibrahimovic merr një vendim shokues për të ardhmen

Nëse lajmi që vjen nga Spanja del të jetë i vërtetë, për futbollin do të jetë një humbje e madhe.

Sport

30/05/2016 09:51

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Zlatan Ibrahimovic e ka marrë një vendim “shokues” për të ardhmen.

Kjo pasi që suedezi ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv pasi të përfundojë Kampionatin Evropian me Suedinë, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas ndarjes me PSG-në, Ibrahimovic ende nuk e ka gjetur skuadrën e re por gjithmonë ka deklaruar që “e di të ardhmen e tij”.

34-vjeçari ka fituar kampionatet respektive ku ka luajtur si në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, por pa arritur kurrë të fitojë Ligën e Kampionëve, që është edhe pengu i karrierës së tij.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.