Ibrahimovic me shokë, në kurs të frëngjishtes

Ka të atillë që e kanë mësuar shpejt, por disa të tjerë ende vuajnë. Paris Saint-Germain në edicionet e fundit ka sjellë përforcime të shumta në mesin e të cilëve edhe futbollistë të cilët nuk janë të njohur me gjuhën franceze. Në mesin e tyre sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili erdhi në klub në verën…

Sport

14/10/2013 19:00

Ka të atillë që e kanë mësuar shpejt, por disa të tjerë ende vuajnë. Paris Saint-Germain në edicionet e fundit ka sjellë përforcime të shumta në mesin e të cilëve edhe futbollistë të cilët nuk janë të njohur me gjuhën franceze.

Në mesin e tyre sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili erdhi në klub në verën e vitit 2012, por fjalët e para në frëngjisht ka filluar t’i flet vetëm disa javë më parë, pas duelit kundër Olympique Marseille në Ligue 1.

Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, Ibrahimovic ka vështirësi me gjuhën, por ai që po shkëlqen në këtë aspekt është portieri Salvatore Sirigu.

Italiani, menjëherë pas ardhjes në Paris ka qenë në gjendje të zhvillojë intervista në gjuhën franceze. “Kam filluar ta mësoj falë të dashurës time, për ta joshur u desh ta mësoja frëngjishten”, pranoi portieri. Telashe kanë edhe Maxwell, Alex, Pastore, Van der Wiel dhe Lucas.

Kurse, Ibrahimovic, Thiago Silva dhe disa të tjerë kanë filluar të studiojnë gjuhën, që ta përmirësojnë sa më tepër komunikimin mes grupit.