Ibrahimovic me doping

Ulf Karlsson dyshon se Zlatan Ibrahimovic kishte përdorur substanca të ndaluara gjatë kohës sa ishte futbollist i Juventusit.

Sport

07/04/2016 09:10

Mjeku i mirënjohur suedez, nga ekipi i atletikës, Ulf Karlsson dyshon se Zlatan Ibrahimovic kishte përdorur substanca të ndaluara gjatë kohës sa ishte futbollist i Juventusit.

Ibrahimovic ishte anëtar i “Bianconerëve” gjatë periudhës 2004-2006.

Dhe, Karlsson dyshon se gjatë asaj periudhe ndodhi diçka e çuditshme me të.

“Zlatan u ngrit në peshë për dhjetë kilogramë brenda gjashtë muajsh në Juventus”, deklaroi Karlsson për “Sport Bladet”, përcjell “Lajmi.net”.

“Besoj se ka përdorur doping, kjo është ajo që mendoj unë”, u shpreh ai.