Ibrahimovic – Man Utd, ndodh diçka shumë e keqe

Stafi mjekësor i klubit e ka këshilluar Zlatan Ibrahimovicin të pres edhe pak kohë para se të provojë vetën sërish në fushën e lojës.

Sport

03/10/2017 10:06

Zlatan Ibrahimovic është në pritje të rikthimit nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit gjatë ballafaqimit kundër Anderlechtit në Europa League në prill.

Sulmuesi suedez është duke punuar në rikthimin e tij nga lëndimi.

Por, nga Anglia vjen një lajm i papritur dhe i keq.

Stafi mjekësor i klubit e ka këshilluar Ibrahimovicin të pres edhe pak kohë para se të provojë vetën sërish në fushën e lojës, përcjell “lajmi.net”.

Lëndimi ka qenë i rëndë dhe suedezi duhet të ketë ende kujdes para rikhimit të plotë. /Lajmi.net/