Ibrahimovic largohet nga Man Utd, befason me klubin e ri

Zlatan Ibrahimovic mund të vendos për transferim në Kinë ose MLS, gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Sport

10/01/2018 10:35

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Man Utd.

The Sun shkruan se sulmuesi suedez mund të vendos për një aventurë të re në Kinë ose në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ibrahimovic është rikuperuar nga lëndimi, por prapë mbetet rezervist i Romelu Lukakus te skuadra nga Old Trafford.

Andaj, ai mund të vendos për transferim në Kinë ose MLS, gjatë këtij afati kalimtar dimëror. /Lajmi.net/