Ibrahimovic kundër Thiagos dhe Luizit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic duket se nuk pëlqen faktin se dy qendërmbrojtësit e ekipit, Thiago Silva e David Luiz janë ende në pushim pas Kampionatit botëror.

Sport

03/08/2014 10:55

Paris Saint-Germain e filloi sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme duke mposhtur Guingampin 2:0 në Superkupën e Francës. Realizator, ai i zakonshmi, Zlatan Ibrahimovic.

Mirëpo, pas përfundimit të takimit, ylli suedez ka ironizuar me faktin se qendërmbrojtësi Thiago Silva dhe përforcimi i ri David Luiz i ardhur nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës, janë ende në pushime.

“Nuk kam lajme për ata të dy, por mund t’i gjeni në Instagram”, deklaroi Ibrahimovic.

Sulmuesit gjigant duket se nuk i pëlqen fakti se dyshja braziliane është ende në pushim derisa pjesa tjetër e ekipit tashmë ka filluar punën.

Si do të përfundojë krejt kjo, mbetet të shihet pas rikthimit të tyre në Parc des Princes.