Ibrahimovic konfirmon të ardhmen

Sulmuesi i PSG-s, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ndihet shumë mirë te skuadra franceze, duke shtuar se janë mediat ata që spekulojnë shumë për të ardhmen e tij, edhe pse ka pranuar se në tregun e transferimeve të lojtarëve kurrë nuk i dihet asgjë.

Sport

14/06/2015 21:20

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ka edhe një vit tjetër te kontrata e tij me PSG-n dhe se ndihet shumë i lumtur te skuadra franceze.

“Unë i takoj PSG-s, dhe kam një vit tjetër në kontratën time me këtë skuadër. Janë mediat ata që flasin për këto spekulime. Sidoqoftë, nuk ka asgjë prapa tyre”.

“Gjatë tregut të transferimeve të lojtarëve ju nuk mund ta dini se çfarë do të ndodh. Sidoqoftë, unë nuk do të largohem, unë e vlerësoj PSG-n dhe ne kemi pasur një sezon fantastik. Projekti këtu është duke u zhvilluar ende”, përfundoi sulmuesi suedez.