Ibrahimovic kërkon yllin e Real Madridit në Man Utd

Zlatan Ibrahimovic ka këshilluar drejtuesit e klubit të bëjnë përpjekje për transferimin e sulmuesit Gareth Bale.

Sport

30/11/2017 11:30

Zlatan Ibrahimovic kërkon një përforcim të madh nga Real Madrid.

Sulmuesi i Manchester United ka këshilluar drejtuesit e klubit të bëjnë përpjekje për transferimin e sulmuesit Gareth Bale.

Ylli uellsian spekulohet se do të largohet nga “Los Blancos” pas përfundimit të këtij sezoni, shkruajnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Ibrahimovic beson se Bale do të ishte përforcim i madh te skuadra e “Red Devils”. /Lajmi.net/