Ibrahimovic kërkon ftesë nga Suedia për “Botërorin 2018” – Lajmi.net
Ibrahimovic kërkon ftesë nga Suedia për “Botërorin 2018”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 10:21, 2 March 2018
Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm të rikthehet në ekipin e Suedisë.

Zlatan Ibrahimovic i ka thënë lamtumirë ekipit kombëtar pas Euro 2016, por, ai shpreson që do të ftohet nga kombëtarja nëse arrin të jetë qind për qind i gatshëm pas një lëndimi të marrmuaj më parë.

“Kjo është një pyetje e vështirë. Dua të rikthehem dhe të shfaq ndeshje të mira në mënyrë që të marr një ftesë. Unë nuk dua të shkojë në Rusi vetëm për shkak të emrit. Së pari, duhet të luajë, ne nuk mund të flasim për ekipin kombëtar duke mos luajtur. Por, unë ndihem i gjallë për shkak të shkrimeve të tilla, kjo është e mirë”, përfundoi Ibrahimovic.

Trajneri suedez, Jane Anderson u zemërua me gazetarët pasi i bën pyetje, kryesisht me rikthimin e mundshëm të Ibrahimovicit në kombëtare për turneun në Rusi, transmeton “Albeu.com”.

“Lojtari ka ndaluar së luajturi për Suedinë një vit e gjysmë më parë, dhe ne ende flasim për të. Ne duhet të flasim për lojtarët e mëdhenj që kemi në këtë skuadër, kemi shumë heronj”, tha Anderson.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO