Ibrahimovic ka një mesazh për FIFA-n në lidhje me “Botërorin 2018”

Zlatan Ibrahimovic nuk beson se FIFA mund t'ia ndalojë pjesëmarrjen me ekipin e Suedisë në "Kampionatin botëror 2018".

Sport

10/04/2018 09:46

Zlatan Ibrahimovic nuk ka frikë nga FIFA.

Sulmuesi i LA Galaxy nuk beson se FIFA mund t’ia ndalojë pjesëmarrjen me ekipin e Suedisë në “Kampionatin botëror 2018”.

“FIFA nuk mund të më ndalë. Nëse dua të jem atje, do të jem atje”.

“Ngjashëm si me ekipin kombëtar, nëse dua të luaj, do të luaj. Dera është e hapur dhe jo e mbyllur”, shtoi ai.