Ibrahimovic jep mendimin e tij për fituesin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të flasë për futbollin evropian, pjesë e së cilit ishte për disa vite.

Sport

15/02/2019 11:23

Sulmuesi që në Evropë ka veshur fanellat e skuadrave si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United, ka folur për fituesin e Topit të Artë, Luka Modric.

37 vjeçari ka thënë se është i lumtur për Modricin për arritjen e këtij suksesi.

“Jam shumë i lumtur që ai e fitoi ‘Topin e Artë’, si dhe për çmimin më të mirë të FIFA-s pas finales së Kupës së Botës”, u shpreh Ibrahimovic.

“Nuk ka ndodhur shpesh që një futbollist i tillë që luan në mesfushë të fitojë sa shumë çmime. Zakonisht këto çmime fitohen prej sulmuesve ose dikush që ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ibrahimovic.

Ibrahimovic aktualisht është pjesë e skuadrës amerikane ‘Los Angeles Galaxy./Lajmi.net/