Ibrahimovic ia jep vetes epitetin ‘luan’, bën deklaratë epike

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mbetet unik me deklaratat e tij para medieve.

Sport

18/11/2017 21:21

Suedezi pas shtatë muajve, për herë të parë është rikthyer në fushë, në fitoren 4:1 të Manchester United ndaj Newcastel United në ‘Old Trafford’.

Pas ndeshjes, Ibra për ‘BT Sport’ ka thënë se rikthimi pas shtatë muajve është diçka speciale.

Por, ai ka shtuar se asnjëherë nuk është shqetësuar për datën e rikthimit.

“A isha i shqetësuar për rikthimin? Jo. Luanët nuk rikuperohen sikur njerëzit. Ne do i bëjmë gjërat sikur luanët sërish”, ka deklaruar Ibra, për ta vënë në gaz si gazetarin ashtu edhe Pogban që gjendej afër tij./Lajmi.net/