Ibrahimovic i përgjigjet Milanit

Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur interesimit të Milanit për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

02/09/2015 13:29

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është përgjigjur pas interesimit të Milanit për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

“Milan? Nuk e di, ndihem mirë në Paris”, deklaroi Ibrahimovic para gazetarëve.

“Këtë verë kam vendosur të pushojë dhe mjaft. Por, e di se Milan ishte pak sa i dëshpëruar”, u shpreh ai.