Ibrahimovic, eja në Botëror

Suedia nuk është kualifikuar për Kampionatin botëror në Brazil. Mirëpo, sulmuesi kryesor i saj, Zlatan Ibrahimovic është duke marrë thirrje që të udhëtojë dhe përcjell garën.

Sport

13/05/2014 14:36

Brazili, nikoqir i Kampionatit botëror në futboll dëshiron që Zlatan Ibrahimovic të jetë pjesë e garës.

Edhe pse jo si pjesëmarrës pasi Suedia e tij humbi në barazh nga Portugalia e Cristiano Ronaldos, Ibrahimovic është duke u ballafaquar me thirrje që të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut në mënyrë që ta ndjek garën.

Yje dhe personalitete të njohura janë duke marrë pjesë në një fushatë #VemIbra. Ronaldo, Dani Alves, Rai, Anderson Silva, Bebeto, e Denilson e shumë e shumë të tjerë janë pjesë e një videoje ku i bëjnë thirrje Ibrahimovicit që të vjen për të përcjell Botërorin.