Ibrahimovic e nderon heroin kosovar që i shpëtoi fëmijët nga sulmi me thikë

Suedia është tronditur përsëri nga një sulm.

Sport

18/12/2018 08:16

Suedia është tronditur nga një ngjarje tejet e tmerrshme, nga një sulm që u krye në një shkollë.

Një grua e sëmurë mentalisht ka sulmuar 20 fëmijë me thikë, por që nuk ia arriti qëllimit, përcjell “lajmi.net”.

Fidan Bejta me prejardhje nga Kosova ishte në vendin e ngjarjes, duke arritur që ta ndaloi gruan që po tentonte të kryente krimin.

29-vjeçari kosovar kishte arritur në kohë që ta ndalonte gruan  dhe t’i merrte thikën, ndërsa Suedia e ka shpallur atë si heroin e vitit.

Në shenjë falënderimi, Zlatan Ibrahimovic ka ftuar atë në Los Angelos, duke i thënë se ai është një hero i vërtetë. /Lajmi.net/