Ibrahimovic e ka një mesazh për Pogban pas finales së Botërorit

Askush të mos guxojë të prekë apo të flasë për Pogba. Është pikërisht ky mendimi i suedezit Zlatan Ibrahimovic, ish-shoku i skuadrës së francezit te Manchester United. Pas kritikave të shumta në adresë të Paul Pogba gjatë sezonit të fundit, për atë performancë larg pritshmërive në Premier League, futbollisti është përgjigjur me një Botëror spaktakolar,…

Sport

16/07/2018 08:15

Askush të mos guxojë të prekë apo të flasë për Pogba. Është pikërisht ky mendimi i suedezit Zlatan Ibrahimovic, ish-shoku i skuadrës së francezit te Manchester United.

Pas kritikave të shumta në adresë të Paul Pogba gjatë sezonit të fundit, për atë performancë larg pritshmërive në Premier League, futbollisti është përgjigjur me një Botëror spaktakolar, e kulmuar me fitimin e trofeut të artë.

Një Kupë Bote në të cilën Pogba ka vendosur fuqishëm firmën e tij, jo vetëm me performancën gjatë të gjithë turneut, por edhe me golin personal të realizuar në finalen e fituar ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2.

Ishte pikërisht ylli i Manchester United ai që shënoi golin e tretë për “Gjelat”. Në mbështetje të mikut të tij të ngushtë, por edhe si për të mbyllur gojat e liga, Ibrahimovic nuk u rezervua aspak kur shkroi “Lëri të tjerët të flasin, sepse loja flet vetë”, shoqëruar me një foto të vetë Pogba që mban në duar trofeun e Kupës së Botës.