Ibrahimovic dhe Klopp në Galatasaray?

Presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe trajnerin e Borussia Dortmund, Jurgen Klopp.

Sport

04/04/2015 13:55

Presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal ka një synim të madh. Ai dëshiron të transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Por, nuk ndalet me kaq, kreu i gjigantit turk dëshiron strategun e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp në postin e trajnerit, raportojnë mediat turke.

Ibrahimovic spekulohet se mund të largohet nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të këtij sezoni.

Njësoj edhe Klopp nga Dortmund. Andaj, Galatasaray synon t’i bashkojë ata në Stamboll.