Ibrahimovic befason tifozët me klubin e ri

Zlatan Ibrahimovic është pranë finalizimit të marrëveshjes për transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

23/03/2018 07:31

Zlatan Ibrahimovic ka gjetur klubin e ri.

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi suedez do të ndahet nga futbolli evropian pas shkëputjes së kontratës me klubin e Manchester United.

Ibrahimovic u largua nga Old Trafford në pajtim me klubin duke e shkëputur para kohës kontratën e tij në Old Trafford.

E ardhmja e tij do të jetë larg futbollit evropian, përcjell “lajmi.net”.

Ibrahimovic është pranë finalizimit të marrëveshjes për transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e LA Galaxy. /Lajmi.net/