Ibrahimovic afër Milanit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është më afër se kurrë nga rikthimi në Milan.

Merkato

11/07/2015 09:31

Milan nuk dorëzohet në përpjekje për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Dhe, klubi francez më në fund ka pranuar që të negociojë shitjen e suedezit.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, PSG kërkon 5.5 milionë euro për shitjen e Ibrahimovicit, shumë e cila pa problem do të paguhet nga Milan.

Ardhjen e Ibrahimovicit në San Siro e ka mirëpritur edhe trajneri i ri i Rossonerëve, Sinisa Mihajlovic. “Një futbollist si Zlatan gjithmonë e bën dallimin”, u shpreh ai.