Ibrahim Tatlises kërcënohet nga persona të panjohur: Do ta vrasim djalin!

Këngëtari turk, Ibrahim Tatlises ka pranuar disa telefonata të pakëndshme nëpërmjet të cilave është kërcënuar keq.

ShowBiz

03/07/2018 15:10

Persona ende të pa identifikuar e kanë kërcënuar atë se do t’ia vrasin djalin e tij, Idon, shkruan lajmi.net

Gjithça ndodhi në qytetin e Sariyerit, vend në të cilin ky i fundit do të mbante një koncert dhe kjo bëri që të shtohen edhe masat e sigurisë. Tatlises ka ardhur me një reagim në Instagram dhe sot e ka paraqitur rastin në policinë e Stamboll.

 

‘’Një ditë më parë mora një telefonatë kërcënuese në lidhje me djalin tim Idon. Si Ibrahim Tatlises, gjatë gjithë këtyre viteve kam mbrojtur sigurinë e jetës dhe të pronës së të gjithë fëmijëve të mi. Por, përshtypja se ne jemi në paaftë, nuk duhet t’i trimërojë kërcënuesit pasi që do të ballafaqohen me pasoja.

Secili nga ne mund ta dimë se të gjitha llojet e kërcënimeve mund të dalin nga një kokë turku, dhe fuqia për t’u përgjigjur me sulm dy herë është gjithmonë në dispozicion!.’’, ka thënë këngëtari turk i cili poashtu ka shtuar se nëse shteti nuk do të ndërmarrë masa ata do t’i përdorin zakonet e vjetra, kjo një lloj kërcënimi edhe nga ana e tij.

”Për të informuar Drejtësinë Supreme Turke për shkak të respektit tonë për ligjet dhe rregulloret, ne e konsiderojmë atë si detyrë shtetërore. Në të kundërtën, do të përgjigjemi ashtu siç janë zakonet tona të vjetra’’, ka përfunduar 66 vjeçari.

https://www.instagram.com/p/BkuktnXllW8/?hl=en&taken-by=ibrahimtatlises

YouTube player
YouTube player