Ibra tregon për herë të parë pse refuzoi 100 mln dollarë në Kinë dhe vendosi për LA Galaxy

Zlatan Ibrahimovic nuk ndalon së “pushtuari” publikun amerikan në të gjitha fushat.

Sport

20/04/2018 16:51

Pas debutimit me dy gola të bukur për LA Galaxy në MLS, suedezi tani ka nisur të vizitojë shumë emisione televizive.

Së fundi, ai në ESPN ka shpjeguar pse ka refuzuar Kinën ku për tre vite do të përfitonte 100 milionë dollarë, dhe ka zgjedhur LA Galaxy ku do të përfitojë afër tre milionë dollarë në dy vite.

“Është një sfidë e madhe për mua, kam dashur të vijë në Amerikë dhe të luajë për LA Galaxy, t’u tregoj të gjithëve se çfarë jam në gjendje të bëjë, nuk është e gjitha për para, unë nuk e kam ditur për kontratën që do të kem këtu, vetëm jam përgatitur dhe kam ardhur”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic./Lajmi.net/