Ibra rreth spekulimeve për transferimin te Milani: E gjithë bota më kërkon mua

Edhe Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në spekulimet rreth së ardhmes së tij.

Sport

05/10/2018 15:55

Sulmuesi suedez që së fundi ka festuar ditëlindjen e 37’, ka qenë pjesë e spekulimeve për një rikthim në Serie A, ku pretendohej për një interesim të Milanit.

Ibrahimovic duke komentuar këto spekulime, ka thënë se për të ardhmen e tij ka gjithmonë zëra.

“Ka gjithmonë zëra”, ka thënë fillimisht sulmuesi suedez, përcjell ‘lajmi.net’.

“E gjithë bota më dëshiron mua. Në rregull është”, përfundoi Ibrahimovic./Lajmi.net/