Ibra: Nuk kam njohur katastrofë të tillë

Sulmuesi i PSG-s, Zlatan Ibrahimovic ka mbetur i shokuar pas takimit të djeshëm kundër Caen, duke thënë se nuk ka parë më herët ndonjë katastrofë të tillë.

Sport

15/02/2015 09:42

Ibrahimovic padyshim që ka mbetur i shokuar pas barazimit katastrofal që PSG bëri në takimin e djeshëm kundër Caenit.

“Unë kurrë nuk kam ditur më herët për diçka të tillë. Ne kemi humbur dy pikë por ishim shumë të pafatë”, tha Ibra.

“Unë kam shënuar një gol të hershëm por tani nuk është me rëndësi pasi ne nuk fituam”, përfundoi sulmuesi suedez.

PSG ishte duke udhëhequr me rezultat 2-0, mirëpo në minutat e fundit të takimit pranoi dy gola të shpejtë dhe ndeshja përfundoi 2-2.