Ibra: Një gjë është e sigurt, unë vendosi kur të largohem nga futbolli

Zlatan Ibrahimovicin nuk ka asgjë që e ndalë, madje as lëndimet e mëdha.

Sport

24/04/2017 19:43

Suedezi po përballet me një sfidë të madhe, pas lëndimit të rëndë që pësoi në Europa League në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Anderlechtit.

Ibra ka lënduar ligamentet, dhe do të mbetet jashtë për afro tetë apo nëntë muaj.

Por, edhe pse është në moshë të shtyrë, ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

“Një gjë është e sigurt, unë vendosi se kur duhet të ndalem, dhe jo dikush tjetër. Dorëheqja nuk është opsion. Shihemi së shpejti”, ishte mesazhi i Ibrahimovicit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy