Ibra: Ndaj Barçës nuk kërkoj hakmarrje personale

Sulmuesi i PSG-s, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai dëshiron që skuadra e tij të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve, duke shtuar se përballja kundër Barcelonës nuk do të jetë për hakmarrje personale.

Sport

21/03/2015 18:33

Ibrahimovic ka mohuar zërat se ai do të kërkojë një hakmarrje personale kundër skuadrës së Barcelonës, kur PSG takohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Jo, absolutisht nuk është për hakmarrje personale. Unë nuk flas për këto gjëra, por flasin gazetat”, tha Ibrahimovic në konferencë për shtyp.

“Unë stërvis çdo ditë, ndeshja kundër Barcelonës është duke ardhur dhe unë dua të fitoj rezultat të mirë”.

“Unë shikoj përpara e jo prapa. Unë vetëm luaj dhe shikoj se çfarë do të ndodh”, përfundoi sulmuesi suedez.