Ibra mungon ndaj Barcelonës

Sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic nuk do të përfshihet me pjesën tjetër të skuadrës së tij, për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës.

Sport

29/09/2014 16:24

PSG ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sulmuesi ka munguar në dy takimet e fundit të PSG-s, kundër Caen dhe Toulouse, për shkak të lëndimit në thembrën e tij të majtë.

“Testet e ndryshme që kemi bërë me Ibran kanë treguar se dhimbja e tij ende nuk është përmirësuar. Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës”, shkruan komunikata zyrtare e lëshuar nga PSG.

Ndeshja PSG-Barcelona do të luhet nesër në stadiumin e skuadrës franceze, në kuadër të Ligës së Kampionëve.