Ibra me një fotografi interesante falënderon Manchester Unitedin

Zlatan Ibrahimovic është deklaruar pas njoftimit për largim nga Manchester United.

Sport

22/03/2018 19:35

Suedezi pas dy sezoneve do të largohet nga ‘Old Trafford’, për të vazhduar karrierën në MLS.

36 vjeçari në rrjetet sociale ka lëshuar një shkrim ku falënderon gjithë ata që ka punuar te Manchester United.

“Gjërat e mëdha gjithashtu kanë një fund dhe tani është koha për t’u larguar pas dy sezoneve fantastike me Manchester Unitedin”, ka shkruar Ibrahimovic.

“Faleminderit për klubin, tifozët ekipin, trajnerin, stafin dhe të gjithë ata që ndanë me mua këtë pjesë të historisë”./Lajmi.net/