Ibra mashtron mjekun e skuadrës (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një shaka shumë interesante me doktorin e skuadrës së tij, duke i thënë se Lavezzi është shumë i lënduar.

Sport

11/11/2014 20:31

Ibrahimovic është i paparashikueshëm, teksa kjo gjë vlen edhe kur ai është në stol, pasi kësaj radhe ka mashtruar doktorin e skuadrës në mënyrë perfekte.

Si duket stoli për Ibran është një gjë mjaft e sikletshme. Ai zgjodhi që të mashtrojë doktorin e skuadrës, për tu argëtuar paksa.

Ibra i tha atij që të vraponte sa më shpejtë, sepse Lavezzi është shumë i lënduar. Sidoqoftë, e gjitha kjo nuk ishte asgjë më shumë veçse një shaka e kripur.

Pas këtij rasti, Ibra qeshi me të madhe, teksa doktori i zhgënjyer u kthye në vendin e tij. Për më shumë, shikojeni videon.

Video