Ibra, golashënuesi më i mirë në historinë e Suedisë

Sulmuesi i skadrës së PSG, Zlatan Ibrahimovic ka arritur të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares suedeze.

Sport

04/09/2014 23:08

Ibrahimovic shënoi dy gola në miqësoren e sotme të cilën Suedia e zhvilloi kundër Estonisë.

Me golin e parë të shënuar në këtë takim, Ibra e barazoi numrin e golave me Sven Rydell, ndërsa tre minuta më vonë ai shënoi edhe për të dytën herë, duke shënuar kështu golin e 50 me fanellën e kombëtares së tij.

Pasi arriti një gjë të tillë, Ibra e zhveshi fanellën e tij për të reklamuar një bluzë të brendshme ku shkruhej ’50 gola’dhe ‘Jeni ju që e mundësuat një gjë të tillë’.

Ndeshja e sotme e Ibras kundër Estonisë ishte ndeshja e 99 me fanellën e kombëtares suedeze.