Ibra fjalë të mira për Mourinhon

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Jose Mourinho është trajneri më inteligjent më të cilin ka punuar ai ndonjëherë.

Sport

06/10/2014 17:54

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Mourinho është mjeshtër në marrëdhëniet personale me lojtarët, pasi di si të nxjerrë më të mirën nga ata.

“Mourinho është shumë inteligjent. Ai nuk i trajton të gjithëve në mënyrë të njëjtë. Ai di si ti trajtojë lojtarët në mënyrë individuale duke nxjerrë më të mirën nga ata”.

“Mourinho është trajneri më inteligjent me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai di si të ‘manipulojë’ me lojtarët”, tha Ibrahimovic.

Ibra dhe Mourinho punuan së bashku gjatë sezonit 2008-09 te skuadra e Interit, ku sulmuesi suedez u bë golashënuesi më i mirë i sezonit ndërsa Nerazzurët arritën të fitonin trofeun e Serie A.