Ibishi: Në LDK, erdha pa kushtëzime

Anëtari i ri i LDK-së, Nuredin Ibishi, i njohur edhe si Komandant  Leka, tha se i është bashkuar  LDK-së, pa asnjë kushtëzim për ndonjë post. Kurse Ismet  Beqiri  tha se LDK dinë t’i çmojë njerëzit.

Lajme

18/04/2014 16:35

Lidhja Demokratike e Kosovës , ka prezantuar anëtarin e ri të saj, ish- komandantin e UÇK-së, Nuredin Ibishi.

Gjatë konferencës për media të premten  se bashku me sekretarin e përgjithësomë të LDK-së, Ismet Beqiri, Ibishi  tha se nuk ka ardhur me asnjë lloj kushtëzimi për ndonjë post.

“Kom ardhur me mendim të lirë, sepse u jepet  mundësia ekspertëve që të veprojnë  të lirë. Normal, pres oferta dhe angazhimin konform programit dhe statutit, dhe jam i gatshëm të kyçem”, tha Ibishi.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se partia e tij dinë t’i çmojë njerëzit dhe tu jep hapësirën  e merituar.

“Ne jemi parti që dimë t’i çmojmë njerëzit dhe t’ua japim hakun. Kkonsiderojmë se zoti Ibishi  mund të jap shumë më tepër kontribut duke qenë pjesë e një partie të madhe, shtet-formuese, shtet-ndërtuese, parti që beson se do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Beqiri.