Ia vret qenin fqinjit, pastaj nuk do të besoni çfarë ka bërë

Një 62-vjeçar koreano-jugor, ka vrarë në fillim qenin e shtëpisë së fqinjit, pastaj e ka gatuar dhe në fund ia ka shërbyer të zotëve në tryezë, të cilin nuk dinin asgjë, me rastin e një dreke të zakonshme.

Fun

11/04/2018 20:35

Ai e ka kryer këtë veprim, sepse ishte shqetësuar vazhdimisht nga të lehurat e kafshës: një qen i racës së quajtur “Corgi”.

Ngjarja është zbuluar nga një tjetër fqinj i shtëpisë, i cili njoftoi të zotët për qenin. 62-vjeçari, ka rrëfyer në policinë lokale se për ta vrarë kafshën e shtëpisë, i ka mjaftuar një gurë dhe më pas e ka mbytur.

I pakënaqur me sa duket, e ka gatuar në kuzhinë dhe ia ka shërbyer të zotëve si mish të zakonshëm dhe të ngrënshëm.

Mishi i qenit, është zakonisht pjesë tradicionale e kuzhinës koreano-jugore, por në vitet e fundit, konsumi ka rënë në mënyrë drastike pas fushatave të shumta të sensibilizimit, pasi në vendin aziatik po përhapet gjithnjë me më shumë ideja se qeni është një kafshë besnike.