Ia vrau burrin, e rehabiliton hallën

Kim Jong-Un ekzekutoi burrin e hallës të enjten, por halla Kim Kyong- Hui e tij mbeti e paprekur. Ajo duket se ruan fuqinë që e kishte më parë.

Bota

15/12/2013 14:34

Halla e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un duket se ka shpëtuar e padëmtuar pas ekzekutimit shokues të burrit të saj të fuqishëm Jang Song- Thaek, përkundër spekulimeve të forta se mund të spastrohen edhe ata që kanë qenë afër tij.

Kim Kyong- Hui, motra e babait të Kim dhe liderit të vdekur Kim Jong- Il, qe emëruar anëtare e këshillit shtetëror të varrimit të një zyrtari të lartë të partisë në pushtet i cili vdiq të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Ajo është një ushtarake dhe mban gradën e gjeneralit me katër yje.

Dinastia e pushtetit në Korenë e Veriut

 

Emri saj qe vendosur krahas emrave të një grupi të gjerë të zyrtarëve partiakë dhe ushtarakë, përfshirë edhe shefin e mbrojtjes Jang Jong- Nam dhe një të besuar të liderit dhe drejtor i byrosë politiko- shtarake Choe Ryong- Hae.

Lajmi që Kim Kyong- Hui  ndjek një funksion zyrtar nënkupton se ajo mbetet e favorizuar e nipit të saj, i cili është duke konsoliduar pushtetin e vet që nga vdekja e babait dy vjet më parë.

Hallë, ti mos u tut!

Jang Song- Thaek, që dikur shihej si regjent politik i të riut Kim, qe ekzekutuar të enjten nën akuzat për korrupcion dhe përpjekje për rrëzimin e shtetit, në mesin e shumë akuzave tjera.

Ekzekutimi i tij- vetëm pak ditë pasi u largua nga të gjitha pozitat partiake dhe ushtarake- shënon rrëmujën më të madhe politike qëkur Kim trashëgoi pushtetin pas vdekjes së babait të tij në dhjetor të vitit 2011.

Spastrimi i fundit u krye në një mënyrë të jashtëzakonshme publike, pasi që Pfeniani publikoi pamje kur Jang u nxor nga një tubim partiak, të dielën.

Në një pamje tjetër Jang shihej i prangosur, me gërvishtje në fytytë, dhe i mbajtur nga njerëz të uniformuar në tribunalin ushtarak i cili e dënoi atë me vdekje.