Ia vjedh çantën midis Prishtinës

Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur nga çanta e një femre, shtetase e Malit të Zi.

Lajme

19/07/2018 11:32

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

VJEDHJE GRABITQARE
Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë 18.07.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur nga çanta e viktimës femër shtetase e Malit të Zi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.