Ia pret barkun një peshkaqeni shtatzënë për t’ia shpëtuar të vegjlit (Video)

Kjo video e jashtëzakonshme e shfaqë një moment kur një njeri e pret barkun e një peshkaqeni të ngordhur shtatzënë për t’ia shpëtuar të vegjlit e tij duke i hedhur përsëri ata në ujë.

Fun

05/12/2014 15:16

Peshkaqenin e ngordhur shtatzënë e gjeti një familje amerikane në një plazh të Cape Town, Afrikën e Jugut, duke e vënë re se disa krijesa brenda peshkaqenit ende lëviznin, transmeton Lajmi.net.

Ata më pas e kuptuan se brenda barkut të peshkaqenit do të mund të ishin të vegjlit e tij. Shikojeni videon ku ky person e bën ‘operacion’ peshkaqenin dhe ia nxjerrë të vegjlit.