Ia prekë të pasmet kamerieres, klienti e pëson keq kur ajo e përplas për tokë

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku shihet një burrë që përfundon i përplasur në tokë pasi ia prekë të pasmet një kameriere që po kalonte pranë tij.

Fun

19/07/2018 09:23

Në fakt në video shihet se si një klient ia prekë të pasmet kamerieres derisa ajo po kalonte pranë tij, por duket se ky veprim e nervozoi shumë atë pasi reagoi ashpër duke e “neutralizuar” ngacmuesin.

Ajo fillimisht e kapë për qafe dhe më pas e përplasë në tokë pranë shportës së mbeturinave. Pamjet e këtij momenti që ka ndodhur në një kafiteri, janë publikuar në Reddit nga e afërmi i kamerieres së sulmuar.

Sipas tij, ky sulmues më vonë është arrestuar dhe atë në prezencë të gruas dhe dy fëmijëve që ishin së bashku me të në kafiteri.

YouTube player