Ia këpusin penisin njeriut të dyshuar për përdhunim ndaj një vajze tre vjeçare

Francisco de Souza de Castro,66 vjeç, u sulmua brutalisht në Severinia të Sao Paulos në Brazil, dhe mjekët nuk ishin në gjendje t\'ia ri-ngjisnin organin e tij gjenital.

Fun

08/05/2014 20:07

Disa persona ia kanë këputur penisin një burri pas dyshimit se ky i fundit kishte përdhunuar një vajzë tre vjeçare. Poashtu edhe tre nga gishtat e tij ishin prerë nga sulmuesit.

Castro menjëherë kishte nxituar për në spitalin aty pranë, ku mjekët u përpoqën që t\’ia ngjisnin organin e tij gjenital por pa sukses. Madje ata nuk arritën që t\’ia ngjisnin as gishtat e dorës.

Estadao raporton se Castro dyshohet për përdhunimin e një tre vjeçareje, në një fermë rurale ku ai punonte.

Nëna e saj thuhet se ka parë shenja të përdhunimit tek vajza e saj kur ajo ishte kthyer në shtëpi atë natë.

Mbetet ende e paqartë se kush e kishte kryer sulmin ndaj Castros.

Shefi i policisë zbuloi se Castro kishte qenë i vetëdijshëm perderisa ishte sulmuar. Dhe tha se policët tani janë duke shpresuar se ai do të jetë në gjendje që ti identifikojë sulmuesit.

Rezultatet e testeve të mjekësisë ligjore të vajzës tre vjeçare ende nuk janë publikuar por policia beson se ajo me të vërtetë ishte përdhunuar.