Ia hoqën fytyrën pas aksidentit 8 vjet më parë, ja si është sot (FOTO)

Një vajzë e re është shembulli më i fundit i suksesshëm i operacionit të fytyrës.

Lifestyle

12/03/2016 03:00

Tetë vjet më parë Chloe Thomson pësoi një aksident dhe fytyra e saj u dëmtua aq shumë, saqë mjekët vendosën t’ia hiqnin për të trajtuar kockat e panumërta të thyera.

Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur iu nënshtrua operacionit në fytyrë në mënyrë që kirurgët të rindërtonin tiparet e saj të shkatërruara. Chloe, tani 19 vjeç, pësoi tronditje në të dyja këmbët dhe iu desh të qëndronte në një karrocë për një vit pas aksidentit.

Në një postim në “Facebook”, ajo publikoi një foto të lëndimeve të saj të tmerrshme pas aksidentit dhe përshkroi ferrin që kishte duruar. Postimi mblodhi mijëra pëlqime dhe qindra mesazhe mbështetëse, shumë prej të cilëve ishin prekur nga përvoja e saj e hidhur. Bukuroshja, e cila sot jeton në Gourock, Renfrewshire, ka në plan t’u kthehet studimeve.

E5tp6rKl HVknSD7l 6qgQ7B1l

E3pVvEBl